Komente fyese për gratë, ish-ylli i Bayern “tërbon tifozët”

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 18:58 | Futboll

Ka shkaktuar shumë polemika një deklaratë e ish-mesfushorit të Bayern Munchen, Mario Basler, bërë më 1 mars në një studio televizive në Gjermani. Duke folur për fishekzjarrët dhe mjetet e tjera piroteknike, Basler bëri një koment tepër seksist.

“Duhet të kërkoni për tymueset mes këmbëve. Janë gjëra që futen në mënyrë klandestine. Kryesisht mes grave. Sepse e bëjnë më mirë. Mund të fshehin edhe fishekzjarrë mes këmbëve”, tha Basler.

Nuk ka vonuar edhe një reagim i fortë i tifozëve. Në ndeshjen e fundjavës kundër Sandhausen, tifozët e St.Paulit kishin nxjerrë një banderolë ku shkruhej “të tridhet Mario Basler”.

Reagime të forta kundër ish-lojtarit të kombëtares gjermane pati edhe nga Instituti Gjerman i Gruas, por edhe në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos