Komisionerët në Elbasan, reagon LSI: Janë në qendrat e votimit, por po presin emërimin

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 08:05 | Politikë
Komisionerët në Elbasan, reagon LSI: Janë në qendrat e

Lëvizja Socialiste për Integrim ka sqaruar situatën me komisionerët e partisë së saj, në qendrat e votimit në Elbasan.

LSI-ja sqaron se komisionerët janë në qendrat e votimit, por po presin t'iu çojë KZAZ emërimin, sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS-në dhe PD-në.

“Duke marrë shkas nga disa lajme për komisionerët e LSI-së në Elbasan, sqarojmë se janë në total 13 qendra votimi në të 4 KZAZ-të e Elbasanit. Komisionerët e LSI-së janë në qendrat votimit, por po presin t'iu çojë KZAZ emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS dhe PD-në”, sqaron LSI. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos