Pavarësisht se Komisioneri Zgjedhore Shtetëror, Ilirjan Celibashi raportoi në A2 për një nisje normale të procesit të votimit në të gjithë vendin, raportohen dhe vonesat e para në disa qendra votimi.
Në Devoll dhe Pogradec disa komisionerë kanë vendosur të mos paraqiten në qendrat e votimit në momentet e fundit. KZAZ ka marrë masa që ata të zëvendësohen dhe të mos krijohen vonesa.
Në qendrën e votimit në Universitetin e Vlorës një nga komisionerët e LSI është larguar sepse e ëma ka rezultuar pozitiv me Covid. Anëtarët e tjerë të komisionit i kanë kërkuar të kryejë tamponin dhe të kthehet sërish. Kjo vonesë ka shkaktuar radhë në këtë qendër votimi.
Procesi i votimit nuk ka nisur ende në QV 2346 në shkollën e muzikës në Elbasan për shkak të mosfunksionimit të pajisjes së identifikimit elektronik. (A2 Televizion)