Komisioneri për Zgjerim nesër në Tiranë, Varhelyi: Negociatat të hapen sa më shpejt

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 14:20 | Aktualitet
Komisioneri për Zgjerim nesër në Tiranë, Varhelyi:

“Perspektiva Europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në fokus të punës së BE”, deklaron Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili ndodhet në Shkup, ndërsa të enjten do të vizitojë Tiranën.

“Gjatë vizitës time dua të dërgoj një sinjal të fuqishëm se perspektiva evropiane e rajonit është prioritet, si për mua ashtu edhe për Komisionin Evropian”, shprehet Varhely, në një njoftim në faqen e Komisionit Europian.

“Ne qëndrojmë pas propozimit për të hapur negociatat e pranimit me të dyja vendet dhe punojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt”, nënvizon ai.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Oliver Varhelyi pritet të vizitojë edhe Durrësin, një ndër qytetet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos