Komisioneri Várhelyi në Shqipëri, të enjten viziton bypass-in e Vlorës të financuar nga BE

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 16:33 | Politikë
Komisioneri Várhelyi në Shqipëri, të enjten viziton

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi, do të vizitojë të enjten e 14 korrikut Shqipërinë. Siç njofton zyra e shtypit e delegacionit të BE-së, Várhelyi së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama do të vizitojnë bypass-in Vlorës, i cili është financuar nga BE-ja.

Vizita do të fillojë në orën 19:00 në kilometrin 13. Pas një vizite të shkurtër përgjatë bypass-it, Komisioneri dhe Kryeministri do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e bypass-it të Vlorës nëpërmjet një grant prej 20 milionë eurosh. Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos