Një vatër zjarri, në një bahçe të braktisur me ferra e shkurre, ka rrezikuar djegien e disa banesave në qytetin bregdetar të Vlorës.
Zjarri është regjistruar në lagjen “1 Maji” në qytet dhe flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të barishteve të thara.
2 zjarrfikëse kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve duke evituar që ato të përhapeshin më tej dhe të rrezikonin dhe djegien e banesave pranë.
Paraprakisht mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga pakujdesia, ndërkohë që policia ka nisur dhe një hetim. (A2 Televizion)