Nis aplikimi për lotarinë amerikane, afati deri më 10 nëntor

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 15:27 | Aktualitet
Nis aplikimi për lotarinë amerikane, afati deri më 10 nëntor

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për hapjen e aplikimeve për Lotarinë Amerikane nga data 7 tetor.

Në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës së SHBA-së thuhet se, kjo e fundit do të ofrojë këshilla për plotësimin e aplikimit, ndërsa afati përfundimtar do të jetë 10 nëntori.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)”, bëhet e ditur nga ambasada.

Si çdo vit, detajet mbi procedurat e aplikimit janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas rregullave, aplikimi lejohet vetëm një herë për çdo vit për secilin person dhe nëse kryen më shumë se një aplikim, atëherë s’kualifikohesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos