Komisioneri Varhelyi përuron një shkollë dhe një kopsht në Kamzë

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 19:33 | Aktualitet
Komisioneri Varhelyi përuron një shkollë dhe një kopsht

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, përuroi shkollën 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” dhe kopshtin Nr. 8, “Luledielli” në Kamëz.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm gjithashtu Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e BE-së në Shqipëri Z. Alexis Hupin, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Monica Merino, Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli, fëmijë.

Me riparimin e shkollës 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” dhe ndërtimin nga e para të kopshtit Nr. 8, “Luledielli” nëpërmjet Programit “EU4Schools”, përfitojnë drejtpërdrejtë mbi 310 nxënës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos