Komisioni i Etikës anulon mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Gazment Bardhi

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 22:50 | Politikë

Komisioni i Apelimit Integritetit dhe Etikës i Partisë Demokratike, i kryesuar nga Flutura Açka, ka anuluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Megjithatë, Bardhi më herët gjatë ditës së sotme është shprehur se nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij për të mbledhur ditën e nesërme Këshillin Kombëtar për të anuluar zgjedhjet e 29 korrikut, duke shtuar se nuk njeh asnjë Komision Etike.

Ndër të tjera, Komisioni i Etikës vlerëson se mbledhja online e Këshillit Kombëtar shkel parimin e fshetësisë së votës e për pasojë procedura cilësohet e papajtueshme me Statutin e Partisë.

Bardhi nuk ka qenë prezent në Komisionin e Etikës, pasi siç u shpreh në një deklaratë për mediat më herët gjatë ditës, ai jep llogari vetëm në Këshillin Kombëtar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/26/bardhi-basha-po-vepron-sot-sic-vepronte-berisha-nje-vit-me-pare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos