Komisioni i Reformës Zgjedhore, opozita parlamentare kërkon largimin e Hajdarit

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 21:30 | Politikë

Kjo mund të jetë një ndër mbledhjet e fundit të Rudina Hajdarit në krah të Damian Gjiknurit si bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Opozita parlamentare i ka kërkuar Gramoz Rucit zëvendësimin e saj me Myslym Murrizin në komision.

Ndërkaq vetë zonja Hajdari e sheh të gabuar anashkalimin e opozitës parlamentare në marrëveshjen e arritur për Kodin Elektoral, por që mban firmën e saj.

Pavarësisht kërcënimit me votë të opozitës në Kuvend, mazhoranca thotë se nuk e ndryshon marrëveshjen e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare.

Mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore ku 2 bashkëkryetarët informuan pjesën tjetër të anëtarëve mbi detajet e marrëveshjes, ishte e tensionuar dhe me debate të forta. Opozita këmbëngul në hapjen e listave për deputetë, kërkesë e cila kërkon ndërhyrje në Kushtetutë dhe që e depozitoi zyrtarisht.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos