Opozita parlamentare ka depozituar një kërkesë për ndryshime kushtetuese, ku mes të tjerave sanksionon garimin në zgjedhje me lista të hapura të kandidatëve, një prag prej 5% të votave, që forcat politike duhet të marrin, para se të përfitojnë mandate parlamentare, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Kërkesa është paraqitur si e mbështetur nga tre grupet opozitare në Kuvend, por jo të gjithë deputetët e pakicës kanë qenë dakord. Disa prej tyre nuk kanë pranuar ta firmosin shkresën, duke pasur rezerva për pragun prej 5% si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. (A2 Televizion)