Alibeaj: Rama fundin e ka të sigurt, kërkon të ndryshojë Kushtetutën për të hequr koalicionet

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 16:15 | Politikë
Alibeaj: Rama fundin e ka të sigurt, kërkon të ndryshojë

Me anë të një postimi në Facebook, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë opozitën të paraqitet e bashkuar, duke hequr koalicionet parazgjedhore.

“Kufoma politike me emrin Edi Rama e nxori kokën më në fund! Fundin e ka të sigurt: humbje politike dhe ndëshkim ligjor për atë çka i ka bërë këtij vendi dhe shqiptarëve!

Fillimisht deshi t’i vidhte zgjedhjet me njerëzit e shtetit që i ka të punësuar, duke i shitur si “komisionerë të depolitizuar”.

I ngeci sharra në gozhdë!

Tashmë po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë opozitën të paraqitet e bashkuar!

Kërkon të ndryshojë Kushtetutën për të hequr koalicionet !!!

Nuk thotë kot populli: qenit kur i vjen ngordhja, shkon e .... në derë të xhamisë”, mbyllet postimi i Alibeajt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos