Reforma Zgjedhore, dyfishohet financimi nga buxheti i shtetit për partitë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 19:42 | Politikë
Reforma Zgjedhore, dyfishohet financimi nga buxheti i shtetit për

Gjetjen e mirëkuptimit e patën më të lehtë kur diskutuan për financimin e partive në fushatë dhe reklamat e forcave politike në media.

Palët në Këshillin Politik ranë dakord që formula e parave që do të marrin për zgjidhje, të nisë nga një dyfishim i mbështetjes financiare nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm.

Edhe media do përfitojë nga paratë e partive, pasi rekomandimi i Këshillit të Europës për të ndaluar reklamat në fushatë zgjedhore, u injorua me konsensus nga politika shqiptare.

Pritet ende të detajohet propozimi i PD par n/komisionerin e KQZ-së. Të hënën, ekspertëve iu është lënë
afati final për të bërë të gjitha ndryshimet e kërkuara në kod, në respekt të marrëveshjes zgjedhore. Por demokratët thanë se puna e Këshillit Politik do të vazhdojë.

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës, Rudina Hajdari kërkoi që marrëveshjes t’i shtohen edhe
elementë të tjerë, si listat e hapura dhe numërimi elektronik në zgjedhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos