
Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentin e Republikës u njoh me pamjet filmike të siguruara nga AMA që tregojnë veprimtarinë e Metës gjatë periudhës së fushatës elektorale.
Nga ana e anëtarëve të komisionit pati kërkesë për të zgjeruar objektin e hetimit.
“Mënyra e dhënies së nënshtetësisë nga presidenti i Republikës. Mendoj që në objektin e hetimit të komisionit të shtohet edhe kjo çështje”.
Kërkesa nuk gjeti dakordësinë e disa prej anëtarëve me argumentimit se kjo është kompetencë e Kuvendit dhe jo e komisionit.
Spartak Braho, dikur i përfshirë direkt në mbrojtjen e Ilir Metës në rastin e përgjimit Meta –Prifti, kishte një pyetje për Presidentin, të cilës ia njihte edhe përgjigjen.
“I është drejtuar atëherë, ose tani presidenti një organi shtetëror për këto shkelje? Në dijeninë time jo. Respekto organet ligjzbatuese, janë ato që ndjekin, hetojnë procedojnë”.
Ditën e martë komisioni hetimor ka thirrur në seancë dëgjimore kreun e Shtetit, por ende nuk kishte një përgjigje nga ana e institucionit të presidentit duke mbetur të paqartë nëse Meta do të paraqitet. (A2 Televizion)