
Mblidhet në orën 17:00 të së hënës komisioni i zgjedhjeve në Partinë Demokratike, vetëm një ditë pas vendosjes së 13 qershorit si datë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar në këtë parti.
Ky komision i kryesuar nga Jemin Gjana do të nisë punën për procedurat e zgjedhjeve të PD-së. Anëtar të këtij komisioni janë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, ndihmës do të jenë Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.
Ndërkohë, pjesë e këtij komisioni ishte parashikuar të ishte edhe Eno Bozdo, ndërsa mësohet se ai është larguar dhe do të zëvendësohet nga Çlirim Gjata. (A2 Televizion)