Komiteti i Emergjencave Civile: Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 19:39 | Aktualitet
Komiteti i Emergjencave Civile: Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile u mblodh pasditen e së premtes për situatën e përmbytjeve në vend, me praninë edhe të kryeministrit Rama, i cili sapo u kthye nga vizita në Turqi dhe Greqi.

Rama u shpreh se gjatë dy ditëve, ka qenë zëvendëskryeministri Braçe ai që ka menaxhuar situatën.

Braçe u shpreh se menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal deri tani, ndërsa theksoi se reshjet e shiut kanë qenë intensive në të gjithë territorin.

“Menaxhimi i Kaskadës së Drinit ka qenë optimal deri tani. Kjo është arsyeja që deri sot kemi një situatë të kontrolluar plotësisht në kaskadën e Drinit. Kryetarët e bashkive në të gjithë zonën janë mbledhur çdo ditë dhe po kontrollohet situata në këto territore”, tha Braçe.

Zëvendëskryeministri theksoi se asnjë person nuk është i rrezikuar nga prurjet e lumenjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos