
Autoritetet për informim për dosjet e ish-sigurimit, duket se ka vënë në rrugën e duhur fillimin e gërmimeve për gjetjen e trupave të personave të ekzekuar dhe zhdukur gjatë regjimit komunist për arsye politike.
Për këtë arsye, kryetarja e autoritetit të dosjeve ka zhvilluar takime në Bashkinë e Gjirokastrës, ku pritet të fillojnë gërmimet pranë Kalasë Argjiro, aty ku dyshohet që mund të ketë trupa të gruposur vite më parë, të vrarë nga ish-regjimi komunist.
Sipas drejtuesit se autoritetit të dosjeve, tashmë u takon institucioneve të bëjnë detyrën që u takon për të patur një varr edhe të vrarët nga komunizmi.
Në periudhën 1944 – 1991, mbi 6.000 persona u ekzekutuan në Shqipëri me ose pa urdhër të gjykatës, kryesisht me pushkatim ose varje dhe trupat e tyre nuk iu kthyen asnjëherë familjeve të tyre për varrim.
Gjithashtu thuhet se shumë të burgosur politikë kanë humbur jetën gjatë vuajtjes së dënimit si pasojë e vetëvrasjeve, torturave apo sëmundjeve dhe trupat nuk iu janë kthyer familjarëve. (A2 Televizion)