Komunikimi tek të rinjtë, trajnim 1 mijë nxënësve, nxitje mendimit kritik

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 20:10 | Sociale
Komunikimi tek të rinjtë, trajnim 1 mijë nxënësve,

Për të nxitur komunikimin dhe mendimin kritik tek të rinjtë, nxënës të shkollave të mesme do të trajnohen për t’u njohur me kulturën e debatit.  

Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe fondacionit “Soros”, në 50 shkolla të mesme do të organizohen debate në nivel lokal dhe kombëtar.

“Është një mënyrë e të diskutuarit dhe të debatuarit për të gjithë problematikat, të cilat janë të kohës, shqetësimet e shoqërisë por edhe të zhvillimit të gjithanshëm të gjithë mënyrës se si ju duhet të komunikoni”, deklaroi zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga

Ndërsa përfaqësuesit i fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, Andi Dobrusha tha: “Për të komunikuar dhe debatuar në një mënyrë të re, për fat të keq ata që shikoni në televizion apo rrjetet sociale këto kohë, nuk janë modelet më të mira”.

Ky projekt do të shtrihet në 17 qytete të vendit ku do të trajnohen nga ekspertët e fushës 1 mijë të rinj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos