
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur idenë e tij gjatë dy ditëve të fundit në Bruksel dhe Hagë për një konference të nivelit të lartë që do t’i bënte palët bashkë.”
Siç është shprehur kreu i qeverisë, dy liderët duhet të mos lejohen të dalin nga dhoma pa zgjidhje, apo në të kundërtën të përballen me pasojat”.
Megjithatë, për analistin Adri Nurellari i cili është edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së në Kosovë, nuk ka gjasa që ndërkombëtarët t’u ofrojnë një faktorizim të tillë Albin Kurtit dhe Edi Ramës.
Për Nurellarin, Kurti është një lider i pabesueshëm që gënjen, ndërsa Edi Rama sipas tij, po kërkon të bjerë në sytë e Brukselit teksa ky i fundit e ka kthyer vëmendjen e tij drejt Ballkanit Perëndimor për shkak të situatës së krijuar në Veri.
Është një mënyrë e mirë për të dalë si një faktor kosntruktiv. Përpjekje e tij për të përfituar sado pak nga kjo vëmendje ndërkombëtare dhe për t’u dukur i dobishëm në sytë e Brukselit.”
Megjithatë, Nurellari theksoi se është e pamundur që Tiranë të “shitet” sikur është mbi palët apo faktor i paanshëm.
“Tirana në Ballkan është palë me Kosovën. Nuk e beson njeri që mund të jetë mbi palët. Ai presion e vuri në pikëpyetje të gjithë Ballkanin e Hapur. Këto tentativa të tjera për të përfituar nga kjo situatë, më duket e pavend.”
Nëse situata vijon të mbetet e pandryshuar, analisti sugjeroi se KFOR mund të kthehet në rolin që ka pasur përpara se Kosova të fitonte pavarësinë dhe kjo për vendin do të nënkuptonte shumë hapa pas. (A2 Televizion)