




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raportohet që të ketë vizituar Mitrovicën e Veriut ditën e sotme. Mediat në vend, të cilat kanë publikuar edhe disa pamje, raportojnë se Kurti, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, është parë te lagja “Kroi i Vitakut”.
Pamjet janë publikuar nga gazeta Insajderi, por megjithatë fotot e publikuara mbeten për t’u konfirmuar.
Kujtojmë se shefi i ekzekutivit të Kosovës ka paralajmëruar se do të vizitojë sot tre policët të cilët u liruan së fundmi nga Serbia.
Njëri nga ta, Shemsi Mustafa, është me banim në Mitrovicë dhe nuk dihet nëse pjesë e agjendës së tij ishte edhe vizita e policit Mustafa. (A2 Televizion)