Kurti viziton Veriun për Bajram: Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 19:21 | Kosova
Kurti viziton Veriun për Bajram: Bakllava e ëmbëlsira për

Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kanë vizituar sot veriun e vendit.

Duke qenë se sot është edhe Kurban Bajrami, për policët në Veri, kreu i qeverisë së Kosovës ka shpërndarë Bakllava e ëmbëlsira.

Siç u raportua më herët dhe nga mediat në vend, Kurti i shoqëruar nga ministri Sveçla dhe zëvendësi i tij Blerim Gashani vizituan sot njësitet e Kosovës te “Kroi i Vitakut.”

“Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim,” shkruan kryeministri Kurti në një postim të bërë në mediat e tij sociale. (A2 Televizion)

https://fb.watch/ls9rik9OgP/

A2 CNN Livestream

Latest Videos