
Kina po përjeton shpërthimin më të madh të COVID-19 që prej përhapjes së lartë në Wuhan. Rastet e zbuluara fillimisht në qytetin Nanzhing, kanë përhapur virusin në 5 provinca të tjera dhe Pekin.
Konfirmimi vjen nga media publike. Të paktën 200 persona janë infektuar me koronavirus që prej 20 korrikut, kur u zbulua rasti i parë në aeroportin e Nanzhing.
Kjo bëri që autoritetet lokale të pezullonin të gjitha fluturimet në aeroportin e këtij qyteti deri më 11 gusht. Gjithashtu zyrtarët kanë nisur testimin e të gjithë 9.3 milionë banorëve të këtij qyteti, mes kritikave për dështim në ndërprerjen e zinxhirit transmetues.
Autoritetet kineze theksojnë se varianti Delta qëndron pas këtij shpërthimi të madh të pandemisë koronavirus. Zhvillimet e fundit kanë bërë që qytetarët të vënë në dyshim nëse vaksinat në dispozicion funksionojnë ndaj variantit Delta. (A2 Televizion)