Konflikti me armë në Kavajë, policia arreston 5 persona

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 08:59 | Kronikë
Konflikti me armë në Kavajë, policia arreston 5 persona

Policia e Kavajës ka zbardhur plotësisht ngjarjen e një dite më parë, kur për shkak të shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve, u vra një kalimtar i rastit dhe u plagosën pesë persona të tjerë.  

Për këtë ngjarje që tronditi qytetin e Kavajës, Policia ka vënë në pranga pesë persona, Erlado Hyka, Qazim Merkja, Ardian Dedej, Agron Kollçaku, Denis Aliu dhe Marjus Aliu. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një person i gjashtë, Denis Aliu. Tre nga të arrestuarit u plagosën në ngjarjen e djeshme.

Grupi hetimor ka zbuluar se shkak i kësaj ngjarje ka qenë një konflikt i nisur mes Eraldo Hykës, Qazim Merkjas dhe Ardian Dedejit me vëllezërit Aliu, konflikt i cili gjeneroi në përdorimin e armëve ku mbeti i vrarë një kalimtar i rastit, 52-vjeçari Ramazan Hasalliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos