Shtyhet "Babalja", nuk ishin njoftuar 4 "Ermal"-ët dëshmitarë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 20:29 | Kronikë
Shtyhet "Babalja", nuk ishin njoftuar 4 "Ermal"-ët

Mosnjoftimi i dëshmitarëve u bë shkak për dështimin e seancës së radhës të dosjes “Babalja” në Gjykatën e Tiranës.

Katër të pandehurit e këtij procesi, mes të cilëve edhe ish-deputeti Ervin Salianji, akuzohen për inskenimin e audio-përgjimit ku pretendohej se Albert Veliu fliste me vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj për çështje droge.

Mes nëntë dëshmitarëve të panjoftuar ishin edhe katër punonjës të policisë së Vlorës me emrin Ermal.

Ata u pyetën gjatë hetimit, pas pretendimeve të të pandehurit Albert Veliut, se për trafikimin e drogës do ndihmohej nga një shef policie që quhej Ermal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos