
Roland Hysi, gjyqtari i Fierit i akuzuar për "korrupsion" do të vijojë të qëndrojë në paraburgim.
Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë "arrest në burg" në një masë më të butë.
Hysi qëndron në qeli prej janarit të këtij viti. Ai u prangos pas publikimit të një video-përgjimi në një program investigativ ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale nga një palë në gjykim për një vendim në favor të saj. (A2 Televizion)