Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka reaguar në lidhje mbi përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe palestinezëve ditët e fundit, ku janë konfirmuar më shumë se 100 persona të vdekur.
“Raketat e lëshuara nga Hamasi në Izrael janë sulme terroriste”, tha të premten zëdhënësi i Merkel. Ai shtoi se Gjermania nuk do të toleronte demonstratat e dhunshme kundër izraelitëve.
“Nëse dikush sulmon një sinagogë, atëherë kjo tregon se nuk ka të bëjë më kritika ndaj shtetit ose politikat e një qeverie, por me një agresion dhe urrejtje ndaj një feje dhe njerëzve që i përkasin asaj”, tha Seibert. (A2 Televizion)