Bënte gara shpejtësie dhe i postonte në rrjete sociale, ndëshkohet me gjobë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 08:39 | Kronikë

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë një drejtues mjeti, i cili bënte gara shpejtësie, duke xhiruar gomat e makinës dhe më pas videot i postonte në rrjetet sociale. Në njoftimin e Policisë nuk bëhet i ditur identiteti i drejtuesit, as inicialet dhe mosha, por theksohet se ai është ndëshkuar me gjobë 50.000 lekë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 31.01.2022, rreth orës 22:00 në rrjete sociale janë hedhur pamjet filmike ku një mjet tip "BMW", nuk ka rregulluar shpejtësinë duke bërë xhirime gomash dhe drift.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas një pune intensive hetimore profesionale u bë i mundur identifikimi i targës së automjetit dhe më pas i drejtuesit të mjetit, i cili u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve rrugore me qëllimi ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos