
Policia e Elbasanit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një operacion të madh për arrestimin e të paktën 25 zyrtarëve, mes të cilëve edhe zyrtarë të burgjeve, që dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.
Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se urdhërndalimet janë lëshuar nga një grup prokurorësh nën drejtimin e drejtuesit të prokurorisë në këtë qytet, Kreshnik Ajazi.
Mësohet se hetimet kanë nisur muaj më parë, ndërsa janë përdorur edhe metoda speciale.
Për zyrtarët që janë nën hetim, të cilët janë duke u shoqëruar nga FNSH-ja, gjykata ka dhënë vendim në mungesë. (A2 Televizion)