Zjarr në një banesë në Vlorë, lëndohen dy persona

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 21:50 | Kronikë

Dy persona kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së martës në qytetin e Vlorës, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” të qytetit bregdetar, ku për shkak të flakëve dhe tymit kanë marrë plagë të lehta dy familjarët që janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe mundën me shpejtësi të vendosin flakët në kontroll. Paraprakisht mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një ngrohëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos