
Kufiri i gjelbër në pikën kufitare të Kakavijës prej kohësh ka qenë një ndër pikat e rrezikshme ku me qindra emigrantë kanë arritur të hyjnë ilegalisht në tokën shqiptare.
Puna oficerëve të Frontex ka nisur prej ditësh. Kontrollet rutinë bëhen nga dy grupe të veçanta në terren, ndërsa një pjesë e specialistëve identifikojnë pasaportat e falsifikuara, por dhe dokumentacionin në rast të shkeljes së hapësirës Shengen.
A2 CNN qëndroi dhe në mbrëmje për të parë nga afër operacionet në terren dhe piramidat kufizuese me fqinjët grekë.
Përgjatë 30 ditëve i gjithë kufiri shqiptar do të mbështetet nga oficerët e Bashkimit Evropian, ndërsa nga patrullimet e përbashkëta në pikën e Kapshticës, por edhe të Kakavijës janë kapur në total 29 persona që hynë ilegalisht në Shqipëri. (A2 Televizion)