
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “3 dëshmorët” në zonën e Yzberishtit, i cili ka shkaktuar panik te banorët.
Shpërthimi ka ndodhur në një furrë buke, ku për pasojë janë lënduar lehtë K.S., bashkëpronarja e biznesit dhe A.M. dhe M.P. punonjëse.
Sipas të dhënave paraprake shkak i shpërthimit ka qenë një bombol gazi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion)