Shërohen 9 pacientë nga koronavirusi në Kukës

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 12:47 | Aktualitet
Shërohen 9 pacientë nga koronavirusi në Kukës

Kanë rezultuar negative 9 testet e dyta të qytetarëve të infektuar me Covid-19 në qarkun e Kukësit. Rezultatet e publikuara mëngjesin e së mërkurës iu kanë dhënë lajmin e shumëpritur qytetarëve që u infektuan nga personeli shëndetësor i Kukësit.

Negativ doli edhe infermieri i Urgjencës, i infektuari i parë në Kukës, i cili la edhe ambientet e spitalit Infektiv të Tiranës.

Vatra në Kukës u izolua tërësisht duke mbetur në kuotën e 11 të prekurve, nga të cilët 10 tashmë rezultuan negativë.

Me shfaqjen e rasteve të para në Kukës u zhvilluan rreth 165 teste, por fatmirësisht duket se gjithçka flet me shenja optimizmi për të dalë edhe Kukësi nga harta e Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos