Korçë, grabitet për herë të katërt biznesmeni i valutës

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 08:06 | Kronikë
Korçë, grabitet për herë të katërt biznesmeni i

Një grabitje banese është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës. 3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar për të grabitur në banesën e një biznesmeni (kambist) në lagjen numër 1, por janë përballur me rezistencën e familjarëve.

Për pasojë është lënduar pronari i shtëpisë Shefqet Muço dhe njëri prej grabitësve, duke përfunduar të dy në spital. Dy të tjerët kanë mundur të arratisen. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që mësohet së kjo është hera e 4 që kjo familje grabitet.

Dy grabitësit që u larguan kanë mundur të marrin një sasi parash me vete, ndërsa tjetri që mbeti i plagosur nga përleshja është në spital, nën arrest tashmë.

Autorët kanë qenë në ruajtje prej disa oresh të banesës dhe kanë vrapuar për të kapur kambistin sapo ai ka dalë nga dera e shtëpisë. Burime bëjnë me dije se ka qenë dhe një person tjetër që i priste 3 autorët me makinë në rrugën më poshtë banesës që u grabit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos