Makina shpërthen në flakë në Korçë

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 16:57 | Kronikë

Një makinë ka shpërthyer në flakë ndërsa ishte në ecje e sipër në aksin rrugor Korçë-Bulgarec.

Flakët kanë qenë të menjëhershme dhe fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë prej tij pa pësuar lëndime.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për zjarrin në automjet është bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos