Qarku i Korçës renditet si një nga qarqet problematike sa i takon numrit të aksidenteve rrugore, si dhe pasojave të ardhura prej tyre, veçanërisht në humbjet e jetëve njerëzore.
Gjatë 10-mujorit të këtij viti, në këtë qark, janë regjistruar 49 aksidente rrugore, nga të cilat janë shkaktuar 8 persona të vrarë dhe 54 të tjerë të plagosur.
Shumica e këtyre aksidenteve kanë ndodhur në ato që njihen si njolla të zeza, të cilat vijojnë të jenë burim aksidentesh të rënda. Një prej këtyre njollave është ajo e Plasës në aksin Krocë-Bilisht, ku banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

“Duhet të rrish me orë këtu, dhe më pas të kalosh, është shumë e rrezikshme, nuk kemi mbikalime”, thonë banorët e frustruar.
“Njollat e zeza” janë të njohura dhe të raportuara edhe nga policia rrugore e qarkut të Korçës, por në kushtet kur askush nuk ndërhyn për t’i bërë këto njolla më pak të rrezikshme, shefi i qarkullimit rrugor të Korçës, premton prezencë më të madhe të policisë rrugore
Ndërkohë, pronarët e këtyre akseve rrugore, që janë kryesisht autoriteti rrugor shqiptar dhe bashkia, duhet të marrin masa, për të kryer ndërhyrjet e nevojshme pranë “njollave të zeza”, për të rritur sigurinë e përdoruesve të rrugës. (A2 Televizion)