Policia arreston shpërndarësin e drogës, në banesë gjendet e mitura e zhdukur

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 12:47 | Kronikë
Policia arreston shpërndarësin e drogës, në banesë

Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës nga forcat e rendit, me akuzën se kishte strehuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, që ishte zhdukur rreth një muaj më parë nga shtëpia e saj.  

Në banesën e të arrestuarit, banues pikërisht në qytetin bregdetar, policia gjeti edhe një sasi rreth 400 gramë lëndë narkotike, që personi shiste me doza në zonën e plazhit.

Vajza 17-vjeçare ishte zhdukur nga banesa, pa lënë gjurmë, rreth një muaj më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos