Koreja e Veriut i kthehet provokimeve, teston armën e re

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2018, 14:56 | Bota

Koreja e Veriut testoi një armë të teknologjisë së re ultramoderne, nën mbikëqyrjen e liderit Kim Jon Un. Lajmi u bë i ditur nga media shtetërore KCNA, ndërsa negociatat për çarmatosjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, kanë ngecur.

Detajet dhe vendndodhja e testimit të armës së re mbeten të panjohura, por ky është sinjali i radhës se Peniani po përgatitet ti rikthehet marrëdhënies ushtarake me Uashingtonin nëse bisedimet do të vazhdojnë të zvarriten.

KCNA pohoi se bëhet fjalë për një armë taktike e kërkuar personalisht nga ish-lideri dhe babai i Kim Jon Un, Kim Jong Il. Në foton e publikuar të premten nga regjimi i Penianit, diktatori shfaqet teksa dëgjon një zyrtar të ushtrisë gjatë testimit të armës. Zyrtarisht Koreja e Jugut pohon se nuk ka informacione për armën e re. “Inspektimi i fundit i Kim Jong Un ishte ai gjatë testimit të raketës Hëasong-15 në 29 nëntor të 2017-tës. Nuk mund të bëjmë komente të tjera mbi aktivitetet e liderit koreanoverior”.

Po një burim i qeverisë koreano jugore tha për CNN se mund të bëhej fjalë për një artileri me rreze të gjatë veprimi, me shumë gjasë një raketahedhëse e shumëfishtë. Kjo është hera e parë që Kim merr pjesë në një ngjarje të tillë ushtarake që prej takimeve historike me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë të Koresë së jugut Moon Jae-in.

Pavarësisht pritshmërive që ka pasuan takimit, muajt e fundit nuk ka pasur ndonjë progres. Një zyrtar i Penianit tha në 5 nëntor se nëse SHBA nuk fillon të heqë sanksionet vendi do të riniste aktivitet nukleare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos