Koreja e Veriut lëshon të tjera raketa balistike drejt detit në brigjet lindore të Gadishullit

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2022, 10:28 | Bota
Koreja e Veriut lëshon të tjera raketa balistike drejt detit në

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi drejt detit në brigjet lindore të Gadishullit Korean, sipas zyrtarëve koreano-jugor dhe japonezë. Shefi i Shtabit korean tha se raketat janë lëshuar me rreth 50 minuta nga njëra-tjetra, nga zona Tongchang-ri e Koresë së Veriut të dielën në mëngjes.

Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se raketat fluturuan në një lartësi prej 550 km (342 milje) dhe mbuluan një rreze prej 250 km (155 milje). Zëvendësministri i Mbrojtjes i Japonisë, Toshiro Ino tha se raketat dukej se kishin rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të vendit (EEZ) dhe se deri më tani nuk kishte raportime për dëme.

Testimi i motorit të ri të raketave u mbikëqyr nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe u krye në terrenin e nisjes satelitore Sohae në Tongchang-ri, i cili është përdorur për të testuar teknologjitë e raketave, duke përfshirë motorët e raketave dhe mjetet e lëshimit në hapësirë.

Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka testuar një breshëri raketash balistike me aftësi bërthamore, duke përfshirë lëshimin e muajit të kaluar të Hwasong-17 ICBM me karburant të lëngshëm me rreze të gjatë veprimi, i cili është projektuar për të mbajtur shumë koka luftarake dhe është quajtur "raketë përbindësh".

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos