
Banka e Shqipërisë ka përgjysmuar pagat për administratorët dhe drejtorët e saj për periudhën e zgjatjes së pandemisë së koronavirusit. Vendimi për uljen me 50% të pagës së punonjësve si dhe honorarëve për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës është marrë në mbledhjen e fundit të Bankës Qendrore.
Kjo e fundit po ashtu ka vendosur pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat deri në fund të qershorit 2020, masë e cila synon të sigurojë e ndihmojë bankat për të mbështetur me kredi individët dhe bizneset.
Ndërkaq, një tjetër vendim i marrë nga Këshilli Mbikëqyrës është edhe eliminimi i kostove për përdorimin e sistemit të pagesave që synon të bëjë më tërheqës përdorimin e shërbimeve e-Banking. (A2 Televizion)