Ministrja e Financave zbulon për A2 Business Week se sa do të jenë të papunët

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 21:16 | Ekonomi
Ministrja e Financave zbulon për A2 Business Week se sa do të

Ministrja e Financave, Anila Denaj, në një intervistë për A2 Business Week, theksoi se qeveria pret që kriza e koronavirusit të shkaktojë rreth 50 deri në 60 mijë të papunë në vend.

“Pas dy muajsh, kemi parashikuar 50 000 - 60 000 të papunë për këtë periudhë të mbylljes. Mund t’i përballojmë nga buxheti i shtetit. Nëse sektorë të caktuar të ekonomisë janë sot në ngërç dhe nuk janë më në ngërç pas dy muajsh, ka instrumenta që numri i të papunëve të mos rritet. Do të ketë riorganizim të sektorëve të ekonomisë. Ndërtimi mendojmë se do të ndihmojë në rritjen e punësimit. Kur situata të përmirësohet, mund të përshkallëzojmë kohën dhe buxhetin e të gjithë fondit të rindërtimit. Kjo do të kërkojë krah pune më pas dhe kryeministri ka thënë se pagat do të jenë”, tha Denaj.

Në lidhje me kërkesat e biznesit, Denaj u shpreh: “Opinioni i përfaqësuesve të biznesit është i vlefshëm, por mendoj se bizneset, jo në 100%, mund të adresojnë nevojën për likuiditet me anë të instrumentit të garancisë”.

Kur iu vu në dukje se qeverisë i është kërkuar nga biznesi likuiditet jo në formën e kredisë dhe shtyrje e taksave, ministrja u shpreh: “Ajo e biznesit është çështje shumë e rëndësishme, është parë në mbështetje të disa bizneseve me paga në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është parë edhe në aspekt të mbështetjes me fondin e garancisë dhe me sektorin bankar për të shtyrë pagesat. Nevoja për ekonominë nuk adresohet nëse të ardhurat në buxhetin e shtetit do të jenë zero për shkak të shtyrjes së taksave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos