Koronavirusi, Gjykata Kushtetuese në Kosovë shfuqizon masat e qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 19:44 | Kosova
Koronavirusi, Gjykata Kushtetuese në Kosovë shfuqizon masat e

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi të shfuqizojë vendimin e qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve si masë për të penguar përhapjen e koronavirusit. Ky vendim i Gjykatës më të lartë në Kosovë hyn në fuqi më 13 prill.

Një javë më parë, kryeministri Kurti vendosi ndalimin e qarkullimit të mjeteve dhe qytetarëve me orar për të menaxhuar pandeminë që tashmë ka shkaktuar mijëra viktima në të gjithë botën. Qeveria deklaroi në atë kohë se vendimi ishte në pajtim me Kushtetutën e ligjet e vendit dhe në funksion të pengimit të zgjerimit të koronavirusit.

Por vendimi i qeverisë u kundërshtua nga presidenti Thaçi, i cili e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila doli me një vendim mesditën e 31 marsit.

Sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vendimi i qeverisë nuk është në përputhshmëri me nenin 55 dhe 56 të Kushtetutës për Liritë dhe të Drejtat Themelore të njeriut dhe këto liri mund të kufizohen vetëm me një ligj të ri nga Kuvendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos