Koronavirusi i rrezikshëm, Jackie Chan ofron 140 mijë dollarë për vaksinën

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 13:37 | Bota
Koronavirusi i rrezikshëm, Jackie Chan ofron 140 mijë dollarë

Aktori i njohur, Jackie Chan ka ofruar 140 mijë dollarë shpërblim për gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit. 65-vjeçari shprehu keqardhjen e tij për familjarët e viktimave dhe të prekurve nga virusi i rrezikshëm.

Legjenda e kinematografisë, që drejton dhe një fondacion të quajtur “Kombi sipas Chan”, thotë se kjo krizë mund të tejkalohet vetëm me ndihmë të shkencës dhe teknologjisë.

Jackie Chan iu bën thirrje shkencëtarëve që të gjejnë një vaksinë sa më parë për të shmangur rritjen e bilancit të viktimave.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos