Gara mes demokratëve për president, Sanders triumfon në New Hampshire

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 08:44 | Bota
Gara mes demokratëve për president, Sanders triumfon në New

Senatori Bernie Sanders i rikthehet pozicionimit i pari në listën e përzgjedhjes së kandidatëve demokratë për president në Amerike pas fitores së ngushtë në New Hampshire duke lënë pas Pete Pete Buttigieg.

Zhgënjyes rezultati ishte për ish zv presidentin Joe Biden i cili përfundoi vetëm i pesti pas publikimit të shifrave zyrtare.

“Nuk ka mbaruar ende, ky është vetëm fillimi” iu tha Biden të pranishmëve, duke paralajmeruar procesin e gjate te zgjedhjeve deri ne finale.

Sanders mori mbështetjen pas akuzave të drejtpërdrejta nga kandidatët e tjerë në lidhje me politikat e tij të krahut të së majtës ekstreme që do e çonin partinë drejt humbjes së zgjedhjeve.

“Kjo fitore shënon fillimin e fundit të Donald Trump” iu tha ai mbështetësve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos