
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, përmes një letre drejtuar prokurorëve, u bën thirrje të kontribuojnë financiarisht me sa munden në kushtet kur vendi ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Letra i drejtohet prokurorive në rrethe, atyre të Apelit si edhe stafit të Prokurorisë së Përgjithshme.
Duke marrë në konsideratë ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Çela kujton se ai parashikon që pagat dhe përfitimet e magjistratit mund të ulen dhe pavarësisht situatës në të cilën ndodhet vendi, ai siguron se pagat e tyre nuk do të cenohen. (A2 Televizion)