Një vatër e madhe zjarri është regjistruar mesditën e së mërkurës në zonën e Zvërnecit në qytetin e Vlorës.
Zjarri me përmasa të konsiderueshme, i ndihmuar dhe nga era, rrezikon të djegë një sipërfaqe të madhe me pisha në pyllin e Sodës.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për zbulimin e shkaqeve të këtij zjarri. (A2 Televizion)