OPEC arrin marrëveshjen për uljen e prodhimit të naftës

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 09:39 | Ekonomi
OPEC arrin marrëveshjen për uljen e prodhimit të naftës

Vendet e OPEC bëjnë me dije, se bashkë me prodhuesit e tjerë më të mëdhenj të naftës në botë, me përjashtim të Meksikë, kanë arritur një marrëveshje për uljen e prodhimit të naftës me 10 milionë fuçi në ditë për muajt maj dhe qershor.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve që zgjatën disa ditë dhe ka qëllim të kontrollojë çmimin e “arit të zi”, i cili ka pësuar ulje të ndjeshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë që marrëveshja të ketë efekt duhet të ketë dhe konsensusin e Meksikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos