
Gjermania vijon të shënojë një numër të madh të të prekurve të rinj me koronavirus edhe pse në 24 orët e fundit shifrat janë më optimiste se një ditë më parë.
Sipas Institutit Robert Koch, në Gjermani u shënuan 4133 të infektuar të rinj me Covid-19, shifra më të ulëta këto se 5323 që u raportuan një ditë më parë. Në total numri i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 117.658.
Gjithashtu rritje ka pësuar dhe numri i viktimave i cili ka arritur në 2544, duke shtuar këtu dhe 171 persona që humbën jetën në 24 orët e fundit. (A2 Televizion)