Koronavirusi në Kosovë, 14 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 15:20 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 14 viktima në 24 orët e fundit

14 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në total, 1040 persona raportohet të kenë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1340 testime, prej të cilave 555 kanë rezultuar pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 40672, prej të cilave 137222 janë aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë shëruar 324 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 25910. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos