Vjosa Osmani shërohet nga koronavirusi

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 13:44 | Kosova
Vjosa Osmani shërohet nga koronavirusi

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi në rrjetet sociale se është shëruar nga koronavirusi dhe tashmë është rikthyer në zyrën e saj në Presidencë.

Vjosa Osmani, ashtu siç e parashikojnë dhe protokollet shëndetësore, qëndroi për dy javë në izolim dhe e vijoi online ushtrimin e detyrës së saj.

“Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas eksperiencës time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë, virusi është çdokënd. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve”, shkruan mes të tjerash Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos