
Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Në total, numri i viktimave me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 630.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 544 testime dhe kanë rezultuar pozitiv 53 persona. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15758, prej të cilave 1341 janë ende aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 56 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13787. (A2 Televizion)